Vlerësim Digjital
Vlerësimi i Maturitetit Digjital (DMAT), analiza e gatishmërisë për IA dhe përputhshmëria me GDPR-në. Identifikoni pozicionin e kompanisë ose institucionit dhe merrni një plan veprimi konkret për rrugëtimin tuaj digjital.
Qendër Evropiane e Inovacionit Digjital në Shqipëri
Hub-i AI4DigiT mbështet transformimin digjital dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në institucionet publike, NVM-të dhe inovatorët shqiptarë, përmes katër shtyllave të integruara të shërbimeve.
Çfarë ofrojmë
Çdo krah i fluturës në logon e hub-it përfaqëson një kategori shërbimi. Të katra kategoritë mbivendosen dhe forcojnë njëra-tjetrën për një ndikim gjithëpërfshirës.
Vlerësimi i Maturitetit Digjital (DMAT), analiza e gatishmërisë për IA dhe përputhshmëria me GDPR-në. Identifikoni pozicionin e kompanisë ose institucionit dhe merrni një plan veprimi konkret për rrugëtimin tuaj digjital.
Trajnime për digjitalizimin dhe inteligjencën artificiale, workshop-e tematike dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve mbi përputhshmërinë me GDPR-në dhe AI Act dhe implementimin e inteligjencës artificiale në proceset e biznesit dhe institucionet publike.
Ndërlidhje me projekte evropiane, gatishmëri për investime dhe ndërmjetësim financimi drejt rrjeteve dhe investitorëve lokalë dhe evropianë.
Bashkëpunim ndërmjet NVM-ve, institucioneve publike, startup-eve, universiteteve dhe partnerëve të inovacionit për të krijuar një ekosistem të integruar të Inteligjencës Artificiale, ku shkëmbimi i njohurive, dialogu për politikat dhe iniciativat e përbashkëta përshpejtojnë transformimin digjital.
Shërbimet tona
Të gjitha shërbimet ofrohen pa pagesë. Lista e plotë e trajnimeve do të publikohet së shpejti; pjesëmarrësit pajisen me certifikatat përkatëse në përfundim të kurseve.
Pse AI4DigiT
Sillni ekipin tuaj për të ngritur aftësi të reja dhe për të njohur mjetet më të fundit të inteligjencës artificiale që lehtësojnë proceset e përditshme të punës dhe vendimmarrjen. AI4DigiT ju ndihmon ta bëni biznesin ose institucionin tuaj gati për të ardhmen, pa pagesë.
Help Desk-u ynë është pika e parë e kontaktit: na tregoni nevojën tuaj dhe ne ju drejtojmë te shërbimi i duhur, një dritare e vetme për të gjitha shërbimet e Hub-it dhe të ekosistemit evropian të IA-së.
Shërbimet ofrohen nga ekspertë me përvojë shumëvjeçare në digjitalizim, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale, shkrim projektesh dhe trajnime.
Të gjitha shërbimet ofrohen fizikisht, në zyrat tona në Tiranë, ose online, sipas preferencës dhe komoditetit tuaj.
U shërbejmë të gjitha kompanive që operojnë në territorin e Shqipërisë, si dhe kompanive ndërkombëtare që kanë degë në Shqipëri.
Rreth AI4DigiT
AI4DigiT është një Qendër Evropiane e Inovacionit Digjital (EDIH), që ofron shërbime për të mbështetur transformimin digjital të sektorit publik, NVM-ve dhe inovatorëve, përdorimin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, përputhshmërinë me GDPR-në dhe AI Act, rritjen e kapaciteteve, etj. Qendra, e bashkëfinancuar nga Programi Digital Europe i Bashkimit Evropian, do t’i ofrojë shërbimet e saj pa pagesë gjatë periudhës trevjeçare të zhvillimit të projektit.
Misioni ynë është të rrisim maturitetin digjital të NVM-ve dhe institucioneve publike në vend, të përkthejmë rregulloret evropiane si AI Act dhe GDPR në hapa praktikë për bizneset dhe institucionet shqiptare, si dhe të hapim rrugën drejt financimit dhe rrjeteve evropiane, duke raportuar në mënyrë transparente dhe të bazuar në të dhëna të gjitha veprimet dhe aktivitetet e Qendrës.
Bashkëfinancuar nga BE-ja Dygjuhësh: Shqip & Anglisht I bazuar në të dhëna Gjithëpërfshirës Transformim Digjital Transformim me IA
Partneriteti
AI4DigiT mbështetet nga një partneritet që bashkon botën akademike, institucionet publike dhe organizatat që mundësojnë lidhjen me industrinë dhe biznesin.
Sjell ekselencën shkencore, kërkimin mbi inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin, si dhe metodologjinë e vlerësimit e të trajnimit që qëndrojnë në themel të shërbimeve të Qendrës.
Sigurojnë përafrimin me kuadrin rregullator, aksesin te sektori publik dhe përputhjen me agjendën kombëtare të digjitalizimit.
Mundëson shtrirjen te NVM-të dhe startup-et, zbatimin praktik të inteligjencës artificiale dhe të digjitalizimit, si dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Qendrës në treg.
Ky partneritet, i ndërtuar mbi modelin “Triple Helix”, është thelbësor sepse garanton që shërbimet e AI4DigiT-it të jenë njëkohësisht të bazuara shkencërisht, në përputhje me politikat publike dhe të orientuara nga nevojat reale të tregut. Pikërisht ky bashkim i dijes, qeverisjes dhe biznesit i jep Qendrës kapacitetin, besueshmërinë dhe rrjetin e nevojshëm për të ofruar shërbime cilësore dhe për të pasur një ndikim real e të qëndrueshëm.
Objektivat tona
Ngritja e Qendrës dhe e kanaleve, aktivizimi i shërbimeve të para dhe ndërgjegjësimi i ekosistemit.
Ofrim i plotë i shërbimeve, angazhim i NVM-ve e institucioneve dhe rritje e ndikimit.
Konsolidim i rezultateve, ndikim i matshëm dhe qëndrueshmëri afatgjatë e Qendrës.
Aktivitetet tona
Aktivitete shumëpalëshe që bashkojnë bizneset, sektorin publik, akademinë dhe ofruesit e shërbimeve mbi digjitalizimin, inteligjencën artificiale dhe financimet vendase e të huaja.
Trajnime për Maturitetin Digjital, Pajtueshmërinë me IA Act, GDPR dhe teknika të implementimit të IA për biznese dhe institucione publike, me certifikimet përkatëse.
Bashkëpunime me projekte të tjera të financuara nga BE-ja për të maksimizuar sinergjitë.
Buletin 6-mujor dygjuhësh, njoftime për shtyp dhe prani aktive në rrjetet sociale.
Kujt i shërbejmë
Me fokus të veçantë te sektorë si turizmi dhe mikpritja (hotele, shtëpi akomodimi, agjenci turistike), agrobizneset, shërbimet financiare dhe mikrofinanca, si dhe fusha të tjera ndërsektoriale.
Rrjeti evropian
AI4DigiT është pjesë e rrjetit të Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIH), qindra hub-e të shtrira në të gjithë Evropën që mbështesin transformimin digjital dhe me inteligjencë artificiale. AI4DigiT është hub-i që përfaqëson Shqipërinë në këtë iniciativë, duke i lidhur bizneset dhe institucionet shqiptare me ekosistemin dhe infrastrukturat më të avancuara të BE-së.
Lajme & Njoftime
AI4DigiT do të marrë pjesë në EDIH Days @ Digital Week Dortmund — tri ditë networking dhe bashkëpunimi mes Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital.
Lexo më shumë →
AI4DigiT u nis zyrtarisht, duke mbështetur transformimin digjital të NVM-ve dhe institucioneve publike shqiptare.
Lexo më shumë →Abonohuni në buletinin tonë 6-mujor dygjuhësh për lajme mbi shërbimet, eventet dhe historitë e suksesit të AI4DigiT.
Lidhu me ne
Dëshironi të merrni shërbimet tona? Keni pyetje mbi mundësitë për bashkëpunim? Na shkruani dhe ekipi ynë i komunikimit do t’ju kthejë përgjigje.